✅ Transferi: 55 minuta nga Aeroporti i Antalyas
✅ Plazhi: vetëm 400 m larg
✅ Koncepti: All Inclusive
✅ Rajoni: Sorgun – Side
Lusso Sorgun është sinonim i elegancës dhe stilit modern. Ky hotel ofron një atmosferë të ngrohtë dhe luksoze, të kombinuar me natyrën e bukur të Sorgun, duke e bërë destinacionin ideal për çifte dhe familje.
Akomodimi
Dhomat janë të dekoruara me finesë dhe të pajisura me çdo detaj për rehati maksimale – nga dhomat standarde të gjera deri te suitat luksoze me pamje nga deti.
Gastronomia
- Restoranti kryesor me bufe ndërkombëtare.
- Restorantet A’la Carte që ofrojnë kuzhinë italiane, turke dhe të Mesdheut.
- Barë të shumta për kafe, kokteje dhe pije freskuese gjatë ditës.
Argëtimi & Relaksi
- Pishina të jashtme dhe të brendshme me zona për të gjitha moshat.
- Shfaqje mbrëmjeje dhe aktivitete ditore sportive.
- Spa dhe wellness me sauna, hamam dhe dhoma relaksi.
- Wi-Fi falas kudo në hotel.
Plazhi Privat
Plazhi privat i hotelit është vetëm 400 m larg dhe i pajisur me shezlongë, çadra dhe ambiente të përshtatshme për pushim nën diellin mesdhetar.



